Refuzohet oferta e Raiolës, talenti i Romës e lë me “gisht në gojë”

Nikolo Zaniolo është kthyer në harkun e pak muajve në një prej talenteve më premtues të futbollit italian. Mesfushori me tipare sulmuese ka blinduar pozitat e tij si një titullar në skuadrën e Romës, ndëra është ende vetëm 19 vjeç.

Ky “shpërthim” i italianit, sigurisht që ka sjellë interesimin e agjentëve elitarë, të cilët duan ta kenë në menaxhim. Njëri prej tyre është dhe agjenti më i famshëm italian, Mino Raiola, i cili është një emër i njohur që nuk ka nevojë për prezantim.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, oferta e Raiolës është refuzuar kategorish nga futbollisti. Në një prononcim për gazetën italiane, i ati i Zaniolos, ish-futbollisti i Xhenoas, Igor Zaniolo, ka thënë se i biri i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me agjentin Klaudio Vigoreli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *