Refuzohet dorëheqja, Krepi rimerr drejtimin

0

Skuadra e Tërbunit e nisi ditën e djeshme me një analizë në stërvitje. Kanë qenë drejtuesit më të lartë të klubit dhe skuadrës, ndërsa më pas seancën stërvitore e kanë drejtuar Oltion Kërnaja dhe Ergys Neziri, ashtu si edicionin e shkuar. Pukjanët e nisën garën me pretendime, por me sa duket historia po përsëritet. Gjithsesi, largimi i trajnerit Kreshnik Krepi është refuzuar nga klubi, pasi dorëheqja e tij është refuzuar dhe Krepi rimerr drejtimin. Shefi i klubit pukjan, Dritan Frroku, në një prononcim për “Sport Ekspres”, ka pohuar: “Pavarësisht rezultateve jo të mira që sollën edhe dorëheqjen momentale të trajnerit tonë Kreshnik Krepi, fajin e kemi të gjithë ne që jemi pjesë e këtij klubi. Presidenti e ka refuzuar dorëheqjen e trajnerit, pasi ai ka bërë një punë shumë të mirë në skuadrën tonë. Ne e mirëpresim që të rikthehet dhe të vijojë punën me Tërbunin, për të realizuar synimet e përbashkëta që ne kemi”.

Gani Pema

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image