Refuzohet apeli, Palermo “digjet” dhe i lë vendin Peruxhias së Nestës

Seria B nuk bën asnjë hap pas dhe Palermo digjet përfundimisht, sepse sot Gjykata Federale e Apelit ka refuzuar kërkesën e klubit siçilian për pezullim të ndeshjeve play-off për ngjitje në Serinë A. 

Në këtë mënyrë, Palermo mbetet jashtë gare për ngjitje në Serinë A dhe lihet me fuqi vendimi për ta rrëzuar në Serinë C, për parregullsi të theksuara administrative këto vitet e fundit.

Vendimi hap rrugën për Peruxhian e drejtuar nga Alesandro Nesta, që mbeti jashtë fazës play-off, por tashmë ngjitet një vend me sipër në renditje.

Nesër luhet futboll, sepse Specia e Çitadela do të nisin fazën play-off, ndërsa të shtunën do të luhet Verona-Peruxhia.

Absurditeti në këtë histori është se Gjykata e Apelit saktëson se Liga e Serisë B ka të drejtën të anulojë ndeshjet e luajtura në të ardhmen, nëse Palermo fiton në shkallë të tjera Apeli, deri në CAS në Lozanë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *