Refuzohen dy oferta, komplikohet kalimi i Hazard në Madrid?

Kalimi i Eden Hazard në Madrid është kryefjala e kësaj merkatoje prej kohësh, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar. Fillimisht ishte thënë se belgu do të firmoste me 3 qershor, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Përveç kësaj, së fundmi raportohet nga mediat se transferimi i Hazard në Madrid është vënë në pikëpyetje, pasi Çelsi vijon të rezistojë. Sipas mediave blutë kanë refuzuar dy oferta të Realit dhe ende nuk kanë rënë dakord.

Çdo gjë duket e komplikuar tashmë për “Los Blancos” dhe kalimi i Hazard në Madrid duket çdo ditë e më larg. Gjithsesi, priten zhvillime të tjera…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *