Refuzimi që i bëri Çelsit dhe keqardhje për Sarrin, rrëfehet Guardiola

0

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka folur për situatën që është krijuar te skuadra e Çelsit, me Maurisio Sarrin që është në presion të madh. Dihet se Pep është admirues i strategut italian dhe kjo situatë nuk i pëlqen aspak. Guardiola dhe Sarri do të përplasen të dielën në finalen e “Carabao Cup” dhe para kësaj sfidë shumë të rëndësishme, Guardiola zbuloi shumë gjëra:

“Vitin e parë te Mançester Siti, klubi asnjëherë nuk dyshoi tek unë, pavarësisht rezultateve. Të ndërtosh një filozofi loje, duhet kohë. Për fat të keq, Abramoviç nuk është i tillë. Sarri është një trajner i madh, ka ide të qarta dhe vizion, por nuk ka kohën e duhur.

Mes të tjerash, Guardiola pranoi se ka pasur një ofertë konkrete nga Çelsi dhe presidenti Abramoviç për shërbimet e tij: “Para se të vija te Mançester Siti, Abramoviç më kërkoi, por unë e refuzova. Zgjodha Sitin se më garantuan mbështetje dhe bashkë me stafin tim, Sorianon dhe Begiristain, punuam të qetë. Te Çelsi, nuk ndodh një gjë e tillë dhe ndjej keqardhje për Sarrin, pasi është një trajner i madh”,- përfundoi Guardiola.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.