Refuzimi i Durmishajt dhe defekti i Panuçit, Duka “prek në plagë”

Kristian Panuçi u largua nga Shqipëria pas humbjes me Turqinë, ndërkohë që mund të ishte shkarkuar edhe më parë nga presidenti Armand Duka. Në fakt italiani “i kishte larë duart” pas disfatës me Skocinë, por kreu i FSHF-së bëri prapakthehu.

Së fundmi Duka ka dhënë një intervistë dhe flet në lidhje me Panuçin dhe atë që i mungoi kombëtares gjatë periudhës që ai ishte në pankinë. “E vetmja mënyrë, që një skuadër relativisht e vogël, siç është Shqipëria, për të pasur rezultat pozitiv, është atmosfera pozitive dhe bashkimi i të gjithëve rreth asaj që vërtetë shqiptarët e duan. Panuçi nuk arriti ta bëjë këtë

”, ka deklaruar Duka mes të tjerash në RTSH Sport.

 

Më tej ai ka komentuar edhe refuzimin që Fiorin Durmishaj i bëri Shqipërisë. “Durmishaj ka qenë pjesë e Shqipërisë U19 dhe U21. Një ditë të bukur u zgjua dhe hoqi nga Instagrami fanellën e kuqe dhe vendosi atë me ngjyrë blu”, është shprehur me ironi Duka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *