Refuzimi dhe ndërhyrja e Bartomeut, De Jong rrëfen prapaskenat

Operacionet e futbollistëve të mëdhenj janë një nga gjërat më të vështira në futboll. Duhet dakordësia e tre palëve me interesa krejtësisht të kundërta. Kështu, ka rezultuar edhe transferimi i Frenki De Jong te Barcelona.
Pas prezantimit të tij në “ Camp Nou” të gjithë mund të flasin më lirshëm rreth prapaskenave të kësaj lëvizje gjigante. De Jong erdhi te Barcelona me një ndërhyrje “rrufe” të Barçës, duke mposhtur klube si PSG apo Mançester Siti.

Ai dhe menaxheri tij, Ali Dursun, kanë treguar prapaskenat e këtij transferimi. Ata shpjegojnë se marrëveshja mes tyre dhe Barçës për një moment kishte ngecur. De Jong kishte mendimin se nuk ishte gati për këtë transferim dhe Barça nuk kishte treguar seriozitetin e nevojshëm. Është dashur ndërhyrja e presidentit Bartomeu për të mbyllur gjithçka me sukses.

“Barça ishte gjithmonë e interesuar për mua dhe në realitet ajo ishte preferenca ime. Megjithatë, bisedat ishin të vështira dhe kisha ndjenjën se nuk ishte koha për t’u larguar. Pas kësaj gjithçka papritur u bë shumë serioze” u shpreh De Jong.

Ndërkohë, edhe agjenti i tij shpjegon situatën: “Ne e kishim refuzuar Barçën, por ndërhyrja e Bartomeut ishte vendimtare. Patëm një bisedë prej rreth 45 minutash. Kur Bartomeu u largua, unë dhe Frenki i thamë njëri-tjetrit se kaq mjafton”, deklaroi Ali Dursun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *