Refik Halili e lëshon dorën, motivon lojtarët e Tiranës përpara ndeshjes me Teutën

Tirana po përjeton formën më të mirë gjatë këtij sezoni në Superiore, ku në 5 javët e fundit ia ka dalë që të marrë 5 fitore radhazi. Egbo duket se e ka gjetur çelësin e suksesit te bardheblutë, të cilët tani e shohin veten vetëm 1 pikë larg kreut. Por ecuria pozitive e klubit ka bërë që edhe presidenti Halili të tregohet zemërgjerë.

Pas 2 premiove të dhëna për ekipin, kreu i Tiranës është gati që të dhurojë të 3-tën. Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, Halili ka premtuar një shpërblim prej 50 mijë lekësh për secilin në rast se ndaj Teutës do të arrihen fitorja e 6 radhazi në kampionat./Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *