Referendumi dhe “ndarja”, 13 ekipe përjashtohen nga La Liga!

0

Është duke u zhvilluar mes mijëra polemikave referendumi i Pavarësisë së Katalonjës. Por, çfarë do të ndryshonte në futboll? Presidenti i La Ligas, Tebas, në 2014-n ishte i qartë: “Rregullat tona njohin një dispozitë të vetme ku thuhet se vetëm një shtet jo spanjoll mund të luajë la Liga dhe kompeticionet e tjera spanjolle dhe ai është Andorra”. Si të thuash: në rast se votohet për “po”, skuadrat katalanase përjashtohen nga Primera Division dhe La Liga. Praktikisht, krijimi i një kampionati katalan është realitet. Në 2017/18 janë 6 skuadra katalane në dy divizionet e para spanjolle:

Si do te ishte kombetarja e Katalonjes

Barcelona, Espanjol, Zhirona (Liga), Barcelona B, Gimnastik Tarragona dhe Reus (Segunda Division). Por edhe 7 të tjera (Badalona, Kornelia, Jagostera dhe Jeida, Olot, Sabadell dhe Peralada) në Segunda Division B. Rreziku është që të formohet si në Scottish Premier League. Në nivel kombëtar do të ishte me e thjeshtë, krijimi i federatës dhe kombëtares. Lojtarët do të zgjidhnin mes Spanjës dhe Katalonjës. Shqiptari Ivan Balliu, katalan gjithashtu, ka vendosur që nëse Referendumi merr shumicën e votave “po” për ndarjen, do të lërë Shqipërinë. Madje, familja e tij ndodhet në Spanjë duke votuar, teksa nesër nis grumbullimi i Ivan Balliut me Shqipërinë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image