Red Bulli u kushton shtrenjtë tifozëve të Maincit

0

Në Gjermani RB Lajpcigu është klubi më i urryer, pasi është ngjitur në Bundesligë falë milionave të Red Bullit, pa pasur asnjë traditë në nivele të larta.

Megjithatë, tre tifozë të Maincit kanë një arsye të fortë për ta urryer dyfish klubin debutues.

Tre tifozët hoqën një reklamë të Red Bullit javën e shkuar në Lajpcig, për të vendosur një parullë të Maincit.

Gjithçka u kap nga kamerat dhe që në pushim tre tifozët u ndalën nga forcat e sigurisë.

Gjesti i kryer u ka kushtuar rëndë: gjobë 7000 euro secili.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here