Red Bull “u jep krahë” dhe ëndrrave, sfidoni Nejmarin!

0

 

Shtrirë në gjashtë kontinente dhe më shumë se 50 shtete, ekipe të krijuara me nga 5 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe. “Neymar Jr’s Five” starton sot edhe në Shqipëri. Shtrirë në gjashtë kontinente dhe më shumë se 50 shtete

Red Bull vazhdon që të mahnisë. Kompania e famshme e pijes energjike më të shitur në botë nuk ndalet me risitë e saj dhe, këto vitet e fundit, në Shqipëri ka investuar mjaftueshëm duke organizuar evente të ndryshme, që kanë tërhequr vëmendjen e publikut por edhe kanë afruar më së shumti të dashuruarit pas sporteve. Kështu, sot do të nisë një tjetër aktivitet po aq tërheqës dhe interesant se ato të shkuarit. Bëhet fjalë për “Neymar Jr’s Five”, një ide e yllit Brazilian të futbollit, që luan te Barcelona. Pikërisht Nejmar, në deklaratën e tij, kur krijoi këtë turne, do të shprehej: “Ndeshjet do të jenë zbavitëse, të shpejta dhe teknike. Ky është tipi i futbollit që më ka pëlqyer gjithmonë të luajë”.

Rregullat –  Neymar Jr’s Five është një kampionat futbolli, i identifikuar me emrin e sulmuesit të famshëm Brazilian, Neymar Jr. Shtrirë në gjashtë kontinente dhe më shumë se 50 shtete, ekipe të krijuara me nga 5 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe. Sa herë një ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar, gjë që e bën lojën të shpejtë, teknike dhe unike në botën e futbollit.  Gara është e hapur për ekipe nga 5 deri në 7 lojtarë, të moshës 16 deri në 25 vjeç. Theksojmë se nuk ka kufizim gjinie, pjesëmarrësit mund të jenë meshkuj dhe femra.  Ekipet do të ndeshen në 6 etapa kualifikuese, që do të zhvillohen në Tiranë, Vlorë dhe Korçë dhe më të mirët do të kualifikohen për në Finalen Kombëtare që do të zhvillohet më 17 Qershor në Tiranë. Ekipi fitues do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen Botërore të Neymar Jr’s Five, në Brazil, më 8 korrik të këtij viti.

Kalendari i turneut:

Tiranë:

  • Fushat tek Parku i Liqenit – 26 Maj, ora 17:00 – 19:00
  • Kalceto Aquadrom – 29 Maj, ora 17:00 – 19:00
  • Kalceto Ali Demi – 1 Qershor, ora 17:00
  • Kompleksi Sportiv “Loku” – 5 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Vlorë:

  • Luna Park “Aulona” – 6 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Korçë:

  • Kalçeto pranë Saint Tropez – 8 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Numër kontakti për etapat në Tiranë: +355696311527

Numër kontakti për etapën në Vlorë: +355694844666

Numër kontakti për etapën në Korçë: +355693241609

FINALJA KOMBËTARE:

17.06.2017 në Tiranë

Hashtags: #neymarjrsfive #redbull #givesyouëings #tebenmekrahe @sportekspres @redbull @neymarjrsfive

Foto: Nejmar

“Ndeshjet do të jenë zbavitëse, të shpejta dhe teknike.

Ky është tipi i futbollit që më ka pëlqyer gjithmonë të luajë”

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image