Red Bull Neymar Jr’s Five, mbetet vetëm… Korça!

Plot 14 skuadra të kualifikuara deri tani në fazën e 1/16-ve, ndërsa ka mbetur edhe qyteti i fundit, pasi jemi në etapën e gjashtë

 Anton Cicani

“Red Bull Neymar Jr’s Five” ka regjistruar edhe dy etapa të tjera, numër “4” dhe “5”. E ndërsa etapa e katërt ka mbyllur pjesëmarrjen në Tiranë, ajo pesë u zhvillua në Vlorë, siç edhe ishte parashikuar. Por, të kthehemi te etapa e fundit e kryeqytetit, më 5 qershor. Ajo u zhvillua pranë kompleksit “Loku”, ku morën pjesë 12 skuadra të ndara në 3 grupe. Secili grup kishte nga 4 skuadra që garonin për një vend në fazën e 1/16-ve. Nga grupi i parë u kualifikua Tomorrica me 9 pikë të plota. Në dy ndeshje, skuadra në fjalë e përmbysi rezultatin nga humbje në fitore. Në grupin e dytë, ekipi që u rendit në krye ishte Fourious Five, me 3 fitore bindëse, ndër të tjera. Grupi i fundit, pra i treti, pa fituese ekipin Eagles, pra “Shqiponjat”, me 9 pikë të plota gjithashtu. Plot 12 skuadra janë kualifikuar sa i përket katër etapave të zhvilluar në Tiranë, ndërsa ditën e djeshme është zhvilluar edhe etapa numër “5”, në qytetin e bukur të Vlorës. Në qytetin bregdetar morën pjesë vetëm 8 skuadra, që u ndanë në dy grupe, secili nga katër skuadra. Ndërsa në grupin e parë u kualifikua skuadra Vlora Team me pikë të plota, grupi i dytë pa fituese Avlonia, sërish me pikë të plota, teksa në sfidën e fundit i përmbysi rezultatin Bylysit. Ndeshja e radhës zhvillohet në datën 8 qershor, në qytetin e Korçës. Kjo etapë, pra e 6-ta, do të mbyllë edhe fazën e parë kualifikuese, atë të grupeve, për të vazhduar me 1/16-tat.

Rregullat –  Neymar Jr’s Five është një kampionat futbolli, i identifikuar me emrin e sulmuesit të famshëm Brazilian, Neymar Jr. Shtrirë në gjashtë kontinente dhe më shumë se 50 shtete, ekipe të krijuara me nga 5 lojtarë garojnë në ndeshje 10 minutëshe. Sa herë një ekip shënon gol, ekipi kundërshtar humbet një lojtar, gjë që e bën lojën të shpejtë, teknike dhe unike në botën e futbollit.  Gara është e hapur për ekipe nga 5 deri në 7 lojtarë, të moshës 16 deri në 25 vjeç. Theksojmë se nuk ka kufizim gjinie, pjesëmarrësit mund të jenë meshkuj dhe femra.  Ekipet do të ndeshen në 6 etapa kualifikuese, që do të zhvillohen në Tiranë, Vlorë dhe Korçë dhe më të mirët do të kualifikohen për në Finalen Kombëtare që do të zhvillohet më 17 Qershor në Tiranë. Ekipi fitues do të përfaqësojë Shqipërinë në Finalen Botërore të Neymar Jr’s Five, në Brazil, më 8 korrik të këtij viti.

Kalendari i turneut:

Tiranë:

Fushat tek Parku i Liqenit – 26 Maj, ora 17:00 – 19:00

Kalceto Aquadrom – 29 Maj, ora 17:00 – 19:00

Kalceto Ali Demi – 1 Qershor, ora 17:00

Kompleksi Sportiv “Loku” – 5 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Vlorë:

Luna Park “Aulona” – 6 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Korçë:

Kalçeto pranë Saint Tropez – 8 Qershor, ora 17:00 – 19:00

Numër kontakti për etapat në Tiranë: +355696311527

Numër kontakti për etapën në Vlorë: +355694844666

Numër kontakti për etapën në Korçë: +355693241609

 

Ekipet e kualifikuara deri tani

Etapa 1

Neë Team, FC Kamza, Ultras Guerrils

Etapa 2

Kombinati, Drunk Team, FootPro

Etapa 3

Vllaznia, Tigrat, The Jocker

Etapa 4

Fourious Five, Tomorrica, Eagles

Etapa 5

Avlonia, Vlora Team

FINALJA KOMBËTARE:

17.06.2017 në Tiranë

Hashtags: #neymarjrsfive #redbull #givesyouëings #tebenmekrahe @sportekspres @redbull @neymarjrsfive

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *