“Rebeli” Xhoi Barton, pezullim 18 muaj për baste

0

Është padyshim një personazh për filma; Xhoi Barton vazhdon të befasojë, jo dhe aq për futbollin cilësor, sesa për bëmat jashtë fushe.

Rebeli i futbollit anglez është pezulluar për 18 muaj nga Federata Angleze, pasi rezultoi se kishte luajtur 1260 baste rrerh futbollit në periudhën 2006-2013.

Pak rëndësi kanë shumat dhe sa fitoi apo sa humbi, sepse së pari futbollistëve u ndalohet të vendosin baste kur janë në aktivitet.

Edhe më e rëndë është se Barton kishte luajtur edhe baste kundër skuadrës së vet (“nuk isha në fushë, as në stol, në ato ndeshje”, mbrohet Barton).

Gjithashtu, një herë ai vendosi bast që greku Samaras nuk do ta shënonte golin e parë të ndeshjes dhe ishte vetë në fushë, duke dhënë edhe krosin e golit të parë shënuar nga Dan, me Samaras që ishte në krahun tjetër të zonës.

“Do të apeloj, është vendim i rëndë, vetëm sepse unë rrethohem nga zhurma mediatike dhe polemikat”, thotë Barton, i cili pretendon se ka qenë i varur nga kumari dhe ka vërtetim mjekësor, por zor se i ulet dënimi, që i mbyll karrierën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here