Realist dhe kokëulur, Tuci flet për ftesë nga Kombëtarja: Trajneri nuk ka pse t’i japi llogari lojtarit!

Nëse kemi shembuj të shumtë dhe raste kur lojtarët që nuk marrin një ftesë nga Kombëtarja, shfryjnë dhe e teprojnë me fjalët e tyre. Por ky nuk është shembulli i Indrit Tuçit, futbollisti 20-vjeçar pavarësisht se ka luajtur disa takime me Lokomotivën e Zagrebit, nuk është pjesë e Shpresave tona.

Në një intervistë për “Fansat e futbollit shqiptar”, Tuçi thekson mes të tjerash se trajneri nuk ka përse t’i jap shpjegime lojtarëve për mungesën e ftesës dhe se është çështje kohe. “Ambienti këtu është shumë i mirë, objektivat e skuadrat janë për të arritur në “Kupa e Europës”. Objektivat e mia personale është që të luajë sa më shumë ndeshje. Kontakte nuk kam pasur me trajnerin e Shqipërisë U-21, por nuk besoj se është nevoja që trajneri t’i japi llogari lojtarëit që përse nuk është pjesë e grumbullimit.

Unë mendoj të luajë sa më shumë te Lokomotiva e Zagrebit dhe ftesa nga Kombëtarja nuk do të mungojnë. Atje luajnë lojtarët më në formë dhe që po luajnë më shumë, ndërsa unë nuk kam marrë shumë minuta këtë sezon”, ka thënë Tuci. /Sport Ekspres/