Realin e shpëton Marselo, por sa vuajtje ndaj Valencias!

0

Duhej të fitonte dhe e bëri, sepse sot Real Madridi mposhti 2-1 Valencian, por u rrezikua shumë, sepse golin e fitores e shënoi Marselo në minutën e 86-të.

Me mendjen tek Atletiko, Reali ndoshta e kishte nënvlerësuar sfidën kundër Valencias, sepse goli i Ronaldos në minutën e 27-të u duk se i vuri punën në vijë.

Vetë Kristiano në pjesën e dytë gaboi një 11-metërsh (Digo Alvesh i priti penalltinë e tretë nga 4 që i ka gjuajtur portugezi) dhe e la Valencian në lojë, që me Parehon gjeti golin e barazimit dhe tronditi madrilenët, në minutën e 82-të.

Megjithatë, si zakonisht, në fundin e takimit Reali gjen forcën të shënojë, edhe pse vuajti shumë dhe shpenzoi më shumë energji sesa kishte parashikuar, kundër një rivali që luajti një ndeshje të shkëlqyer.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here