Reali zgjedh sulmuesin e ardhshëm, befason Barcelonën me 70 milionë euro

0

Reali i Madridit ka nisur të mendojë prej kohësh për sezonin e ri dhe merkatoja e ardhshme është padyshim pika e nisjes. Emrat që janë përfolur kanë qenë të shumtë. “Marca” e ka nisur ditën e sotme me një lajm të bujshëm.

Sipas prestigjiozes spanjolle, Luka Joviç është kthyer në objektivin kryesor të “Los Blancos” dhe oferta është bërë gati. Plot 70 milionë euro do të ofrohen për 21-vjeçarin serb, i cili kërkohet me ngulm edhe nga Barcelona.

Joviç ka bërë një sezon fantastik, teksa ka shënuar plot 25 gola. Tashmë pritet me interes se si do të shkojë rivaliteti në merkato mes Realit dhe Barçës, me sulmuesin që duhet të zgjedhë një midis tyre për të bërë kapërcimin në një klub të madh.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.