Reali triumfon në Barcelonë, Benzema ndriçon Los Blancos (VIDEO)

Reali i Madridit ka arritur fitoren e tretë rresht duke mposhtur sot Espanjolin 4-2 në Barcelonë, në një ndeshje ku madrilenët bënë diçka që u mungonte këtë sezon në kampionat: 3 gola në 45 minutat e para të ndeshjes.

Vendimtar Karim Benzema, i cili shënoi në minutat 4 e 45, me golin e dytë që ishte mjaft i bukur. Me tyre dy gola të tjerë, sepse Sergio Ramos shënoi sërish dhe Leo Baptistao shkurtoi përkohësisht në 1-2. Për Ramos 50 gola me kokë në karrierën me Realin, një ecuri rekord.

Në pjesën e dytë tabloja nuk ndryshoi, edhe pse doli pikërisht Ramos për dëmtim, me mbrojtësin veteran që për herë të parë në këtë kampionat nuk luan 90 minuta.

Në minutën e 64-t Vinicius ia la vendin të rikthyerit nga dëmtimi Geret Bejl dhe uellsiani gjeti golin vetëm 3 minuta më vonë, me një manovrim të bukur brenda zone, pas një aksioni të bukur nga Benzema, në kombimin me Lukas.

Në minutën e 72-të Varan doli me karton të kuq për faull si lojtari i fundit dhe Espanjoli gjeti edhe një gol me Rosales në minutën e 81-të, por vetëm kaq.

Fitore e çmuar për Realin, që shpreson të kapë formën maksimale për ndeshjet e Champions League muajin e ardhshëm, sepse tashmë titulli duket mision i pamundur dhe vendi i tretë apo i katërt mund të arrihen pa shumë probleme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *