Reali thyen edhe një tabu, nuk ndalet as Siti

0

Dortmundi i ishte bërë makth vitet e fundit Realit të Madridit, që kurr nuk kishte fituar në shtëpinë e klubit gjerman. E theu tabunë sot, me një sukses bindës 3-1, në ditën e një supergoli nga Geret Bejl, para se të ndizej Kristiano Ronaldo, me dy gola në minutat 49 e 79. Mes dy golave të portugezit, një gol shprese nga Obamejang, por shumë pak për të ndalur një Real të kthyer madhështor, me Modriç e Kros fenomenalë në mesin e fushës.

Në ndeshjen e tjera të ditës në Champions, fitore bindëse për Mançester Sitin e Pep Guardiolës, që kaloi 2-0 një test delikat kundër Shahtar Doneck, skuadër solide, që rezistoi mirë në pjesën e parë, ku Siti nuk shkëlqeu, ndërsa në pjesën e dt anglezët ndërruan marsh dhe një super De Brujne i dha drejtim ndeshjes sapo nisi pjesa e dytë. Aguero pati luksin të gabonte një penallti, para se në minutat shtesë Stërling të mbyllte gjithçka.

Spektakolar Herri Kejn në Qipro, me sulmuesin e kombëtares angleze që shënoi 3 golat e suksesit 3-0 ndaj APOEL-it. Një gol në pjesën e parë, dy në të dytën dhe Kejn ka shënuar tregolëshin e gjashtë të vitit 2017.

Shkëlqen edhe Napoli, fitues 3-1 ndaj Fejenordit, me 3 “tenorët” Insinje, Mertens e Kajehon që shënuan, ndërsa Fejenordi shpërdoroi një penallti kur ndeshja ishte 2-0, para se të shënonte golin e nderit në shtesë.

Befasi në Francë, ku Monako është ndalur dhe ka mbetur pa shënuar, duke u mundur 3-0 nga Porto, me sulmuesin Abubakar spektakolar, autor i dy golave të parë. Ndërkaq, Beshiktashi mposhti 2-0 Lajpcigun debutues, me gola nga Babel e Taliska që në pjesën e parë. Shkëlqen Sevilja, fituese 3-0 ndaj Mariborit modest, me Ben Jeder që çon topin në shtëpi, sepse shënoi gjithë golat e ndeshjes. Në fund, zhgënjen Liverpuli, i ndalur te barazimi 1-1 në Moskë nga Spartaku. Kutinjo barazoi në pjesën e parë, pas golit të Fernandos, por ky Liverpul nuk premton ndonjë gjë të madhe, duke parë si po luan.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image