Reali tenton reagimin në Mynih, Zidan “detyrohet” të heshtë

Real Madrid ka nisur përgatitjet pas dy ditëve pushim. Humbja e thellë 7-3 kundër Atletikos së Simeones ishte poshtëruese, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore.

Atmosfera në kampin e “Los Blancos” është shumë e trishtë, ndërsa nesër në orën 18:00 zhvillohet miqësorja e radhës. Reali do të përballet kundër Totenhemit në Mynih për kuadër të Audi Cup.

Zinedin Zidan nuk do të dalë përpara mediave. Formati i Audi Cup nuk organizon konferenca për shtyp përpara përballjeve, duke e ndihmuar këtë rast trajnerin francez.

Fituesi do të përballet në finale të mërkurën me fituesin e duelit Bajern-Fenerbahçe, ndërsa humbësit do të luajnë për vendin e tretë. Një shans i mirë për Realin për të reaguar dhe lënë pas krahëve humbjen e turpshme në derbin që nuk mund të jetë kurrë një miqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *