Reali tenton goditjen surprizë, sytë nga Serie A!

0

Emri i fundit që po qarkullon te Real Madrid është pjesë e Napolit. Klubi italian kërkon me insistim Hames Rodrigez, ndërsa “Los Blancos” po tentojnë Fabian Ruiz. Kështu raportojnë mediat spanjolle, edhe pse Napoli nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shërbimet e 23-vjeçarit.

De Laurentis pagoi 30 milionë euro verën e kaluar te Betis për kartonin e mesfushorit spanjoll, i cili është përmirësuar shumë nën drejtimin e Karlo Ançelotit.

Shtatë gola dhe tre asiste në 40 ndeshje regjistroi Fabian Ruiz gjatë sezonit të fundit, duke qenë një nga pikat më të forta të nënkampionëve të Italisë.

Lojtari po zhvillon një Europian shumë të mirë me Spanjën dhe paraqitjet pozitive kanë bindur Florentino Perez të investojë për të. Megjithatë, spanjollët do e kënë tepër të vështirë për të bindur De Laurentis dhe Ançelotin që të privohen nga Fabian Ruiz.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.