Reali si Bajerni, Zidan kap legjendën Herrera!

0

Me golin e shënuar dje nga Isko, Real Madridi barazon Bajernin e Mynihut sa i përket ndeshjeve radhazi në Champions me të paktën 1 gol të realizuar. Kështu, bëhen plot 61 ndeshje radhazi që “galaktikat” shënojnë. Më 30 prill 2014 nisi edhe ecuria fantastike e Real Madridit, me golin e Garet Bejl në “Anoeta”. Kundërshtari i fundit që nuk pësoi gol nga Reali është Mançester Siti, më 26 prill 2014 (0-0). Ndërkaq Bajerni e vendosi këtë rekord duke nisur me Jup Hejnkesin në pankinë, në 2013-n, dhe vazhduar me Pep Guardiolën.

Zidan – Me finalen e dytë të arritur radhazi (pas asaj vjet ku edhe Reali fitoi trofeun), Zinedin Zidan bëhet trajneri i dytë në botë, ashtu si Helenio Herrera te Interi (viti 1964 dhe 1965) që ia arrin këtij rekordi fantastik. Por, Zidan do të futej në historinë e Champions nëse e fiton këtë vit, duke qenë se do të thyej mallkimi i dy Champions radhazi të fituar, pasi nga viti 1993 deri më sot, askush s’ia ka dalë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image