Reali shiti Di Marian, sepse ai është i shëmtuar

0

Shitja e Angel di Marias nga Real Madridi ka qenë mjaft befasuese në merkaton e verës. Ai qe lojtar kryesor në vitin kur skuadra madrilene fitoi Champions Leaguen. Por, transferimi i tij te Manchester United ndodhi dhe kjo e ka një arsye. Sipas asistentit të drejtorit sportiv të Barcelonës, Carles Rexach, argjentinasi u shit sepse është i shëmtuar.

“Florentino Perez sheh tregun botëror dhe do një skuadër me ‘Galaktikë’, të cilët të admirohen prej të gjithëve. E kuptoni se çfarë them? Ronaldo është flamuri i ekipit. Perez po shet një markë ndërkombëtare. Vicente del Bosque dhe Di Maria janë shumë të shëmtuar për Real Madridin. Ata janë ndryshe nga Toni Kroos dhe James Rodriguez”, – është shprehur Rexach.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image