Reali ringjallet me rekordin e Ronaldos, Totenhemi nuk fal as me rezerva

Në grupin H gjithçka ishte përcaktuar pa u luajtur ndeshjet e sotme, për sa i përket kualifikimit, sepse Totenhemi e kishte fituar grupin dhe Reali mbeti i dyti.

Në Madrid luhej vetëm për një qëllim: të shënonte Ronaldo. Portugezi ia doli, me Realin që fitoi 3-2 ndaj Dortmundit dhe më në fund dha shenja jete, edhe pse ishte një ndeshje për qejf.

Për Ronaldon, gol në çdo ndeshje në grup: nuk e kishte bërë askush më parë.

Shënoi Borha Majoral fillimisht në minutën e tetë dhe Ronaldo dyfishoi 4 minuta më vonë, por defektet mbrojtëse të Realit i nxorri sërish në pah Obamejang, i cili në minutat 43 e 48 barazoi gjithçka. Në fund Lukas Vaskez i dha fitoren Realit, në një ndeshje shumë të bukur.

Dortmundi shkon në Europa League, sepse e ndihmon Totenhemi. Skuadra londineze luajti me rezerva, por mundi keqas 3-0 Apoelin, me gola nga Jorente, son dhe N’Kudu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *