Reali prezanton mbrojtësin 40-milionësh, Perez: Do vijnë lojtarë të mrekullueshëm

Sot është dita e prezantimit të mbrojtësit të ri të Real Madridit, Alvaro Odriozola. Vetëm 22 vjeç, mbrojtësi i djathtë vjen nga një sezon i madh te Real Sociedadi, ku është rritur si futbollist, ndërsa para pak ditësh u transferua te Reali për 40 milionë euro.

Mbrojtësi i talentuar do të mbajë numrin 19, ndërsa deklaroi pas prezantimit: “Është një nder për mua të jem këtu dhe të përmbush ëndrrën e çdo futbollisti, të vsh fanellën e klubit më të madh në botë. Premtoj gjithë punën, përulësinë dhe sakrificën time që të kemi suksese. E di që Reali luan vetëm për fitore. Nuk mund të harroj Real Sociedadin dhe familjen time. Prej një viti e gjysmë jeta ime ka qenë si një film. Nuk do ta shpërdoroj këtë mundësi, faleminderit të gjithëve”.

PEREZ – Natyrisht, edhe presidenti Florentino Perez foli shkurt, por ishte një deklaratë shumë e rëndësishme për tifozët: “Po përjetojmë një ndër fazat më të bukura të historisë sonë dhe kemi ndërtuar një institucion shumë solid. Jemi duke jetuar një epokë legjendare, ndaj tani kemi përpara sfidën që t’i qëndrojmë besnikë identitetin tonë dhe të kërkojmë suksese të reja.

“Jemi të vetëdijshëm për nivelin e kërkesave te Reali dhe çdo titull është hapi i parë drejt troufet tjetër.

“Kjo është një skuadër e madhe, që do të përforcohet me lojtarë fantastikë. Odriozola kërkohej nga klube të rëndësishme, por ai e kishte të qartë ku dëshironte të luante. Álvaro, ke zgjedhur të luash për klubin më kërkues në botë, nuk do ta harrosh kurrë që Real Madridi nuk dorëzohet kurrë dhe ne dëshirojmë që të jesh i lumtur. Këtu nis të bëhet realitet ëndrra jote dhe nis sfida më e madhe e karrierës tënde, faleminderit që na zgjodhe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *