Reali, përmbysje “mbretërore” dhe rekord

0

Përmbysje stratosferike e Realit të Madridit, që sonte fitoi 3-2 në fushën e vështirë të Vijarealit, duke rimarrë kreun, edhe pse duket qartë që nuk është më maksimumin e vet dhe nuk po bind në lojë. Ishte Vijareali skuadra që dominoi për rreth një orë, duke kryesuar 2-0 me meritë, me gola në minutat 50 e 56 nga Trigueros e Bakambu.

Megjithatë, Reali ka luksin të ketë në dispozicion një yll si Geret Bejl, i cili në minutën e 64-t hapi ndeshjen dhe aty nisi kthesa e madhe.

Reali mori zemër dhe u hodh i tëri në sulm, Vijareali u tremb dhe u mbyll në mesfushën e vet dhe kampionët e Europës morën frytet e presionit të madh, duke barazuar me një penallti shumë të diskutueshme (prekje me dorë me apo pa qëllim nga Bruno) dhe duke fituar me një gol nga Alvaro Morata 7 minuta para mbylljes.

Fitore e vuajtur, por që kthen Realin në krye dhe e qetëson jo pak.

Një ndeshje që vendos edhe një rekord, sepse Reali shënoi për të 44-tën ndeshje rresht në të gjitha kompeticionet, duke barazuar rekordin e vendosur nga Barcelona.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image