Reali nuk përfiton, në Bilbao humbet dy pikë dhe 3 titullarë

0

Barazimi i Barcelonës në drekë, ndaj Seltës, u duk një dhuratë e madhe për Realin e Madridit. Nuk qe e thënë, sepse në mbrëmje Reali u ndal te barazimi 0-0 në Bilbao, nga një Atletik i shkëlqyer, të paktën në aspektin e grintës dhe vendosmërisë. Një herë e një kohë do të ishte barazim i pranueshëm për Realin, sepse Bilbao është një fushë mjaft e vështirë, por këtë sezon Atletik është pranë fundit të tabelës dhe sapo është eliminuar nga Kupa e Mbretit, shenjë se është në vështirësi të mëdha.

Një barazim dëshpërues edhe për lojën, sepse Reali u duk i pafuqishëm dhe pa entuziazëm, me një lojë të shëmtuar. Jo vetëm kaq, por për ndeshjen e ardhshme kundër Seviljes Reali ka humbur 3 titullarë: Karvahal, Ramos e Kasemiro.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image