Reali nuk ndalet, blerja e radhës po kryen vizitat mjekësore!

Po përflitej prej kohësh dhe tashmë është pothuajse zyrtare. Nga Franca, gjiganti “RMC Sport” raporton se Ferland Mendi po kryen vizitat mjekësore tashmë me mjekët e Realit të Madridit.

Zyrtarizimi i kalimit të tij pritet nga momenti në moment, teksa gjithçka tashmë duket e kryer. Sipas “RMC Sport” marrëveshja është mbyllur për 55 milionë euro dhe kontrata që Mendi do të firmosë do të jetë e vlefshme deri në vitin 2025.

Kështu, pas blerjes së Militaos, i cili është zyrtarizuar disa muaj më parë dhe Luka Joviç, Reali sipas gjasave ka kryer dhe blerjen e tretë për këtë merkato, me Ferland Mendin që do të kalojë nga Lioni në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *