Reali nuk lëshon, talenti i Flamengos niset për Spanjë

Pak kohë më parë Reali i Madridit kompletoi blerjen e sulmuesit Vinicius Zhunior nga Flamengo, për 45 milionë euro plus shumë bonuse. Është një lojtar që shihet si Nejmari i ri dhe Reali ka investuar fuqishëm, ndaj muajin e ardhshëm e pret në grumbullim.

Deri tani Vinicius ka qenë pjesë e Flamengos për shkak se është ende minoren, por në 12 korrik e presin për nisjen e fazës përgatitore në Madrid, sepse atë ditë mbush 18 vjeç.

Flamengo ka muaj që i lutet Realit që lojtari të qëndrojë në Brazil në huazim deri në fund të vitit, për të mbyllur kampionatin dhe për të fituar eksperiencë, por nga Madridi përgjigja ka qenë negative.

Edhe ndryshimi në stol, me emërimin e Lopetegit në vend të Zidan, nuk ka ndryshuar asgjë.

Gjithsesi, nëse deri në fund të gushtit Vinicius nuk do të gjejë hapësirë, Flamengo do të tentojë sërish Realin që ta marrë në huazim talentin brazilian, i cili në gjithë këtë histori ka qëndruar i heshtur, duke lënë klubet të vendosin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *