Reali nuk humb kohë, zyrtarizohet blerja e parë për Zidan

0

Reali Madridit nuk humbet kohë. Me sezonin që është thuajse i mbyllur me madrilenët, pasi janë jashtë gare për çdo trofe, drejtuesit po mendojnë për sezonin e ardhshëm. Lëvizja e parë ishte rikthimi i Zinedin Zidan në pankinë, ndërsa lëvizja e dytë është bërë vetëm para pak çastesh.

Eder Militao është zyrtarisht një lojtar i Realit të Madridit. Braziliani do të transferohet verën e këtij viti në “Bernabeu”, me madrilenët që paguajnë plot 50 milionë euro te Porto. Mbrojtësi ka rënë dakord për një kontratë 6-vjeçare.

Gjithashtu, nga ky transferim përfiton dhe Sao Paolo, pasi 3.5% e shumës, nga rregullat e FIFA-s i kalojnë klubi ku është formuar. Brazilianët gjithashtu kishin mbajtur dhe 10% të kartonit dhe tashmë ata do të përfitojnë gati 7 milionë euro, me përfitimet e tjera që kalojnë te Porto.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.