Reali nuk e nderoi, Barça e bën vetë paradën e nderit

0

El Clasico i fundjavës së shkuar u parapri nga nje debat i ndezur nëse Reali duhej të nderonte Barcelonën dhe të rreshtohej duke krijuar një tunel ku do të kalonin mes duartrokitjeve lojtarët blaugrana.

Në fund El Pasillo i famshëm nuk ndodhi, ashtu si kishte urdhëruar Zinedin Zidan, me justifikimin se edhe Barcelona nuk e nderon Realin për Botërorin e Klubeve dhe Superkupen e Europës, fituar vitin e shkuar.

Gjithsesi, mendoi një ndër personalitet me të mëdhenj të Barcelonës, Xherard Pike, për të organizuar festën, sepse me mikrofon në dorë pas ndeshjes deklaroi: “Meqë askush nuk na e bëri sot paradën e nderit, po e bëjmë vetë. Stafi teknik do të rreshtohet dhe do të na duartrokasë”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.