Reali nuk e lëshon Ronaldon, ofertë e pabesueshme për rinovim

Është 33 vjeç, por kush është i gatshem të vendosë bast që Ronaldo është në fundin e karrierës? Askush, sepse portugezi po luan në nivele stratosferike dhe Reali i Madridit e di mirë se nuk e ka luksin ta largojë.

Tregu është bërë i pamundur, lojtarët po kushtojnë 100 milionë e euro e lart dhe prania e PSG-së apo Mançester Sitit në treg ndërlikon gjithçka.

Jo rastësisht, Reali ka blerë Vinisius nga Flamengo dhe po blen edhe Rodrigo nga Santos, për t’i rritur vetë Ronaldot e rinj, por deri atëherë, CR7 nuk kund të largohet.

Pas mesazhit të tij në përfundim të finales në Champions League, Ronaldo ka vënë në lëvizje Realin. Sipas Cadena Ser, Perez është gati t’i ofrojë yllit të vet rinovim me 25 milionë neto në sezon, si dhe 7.5 milionë euro bonuse, të ndara për Champions, titull, kupë, Top të artë, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *