Reali nis sulmin për Hazard, ofertë që arkivon rekordin e Nejmarit

Kur Nejmari kaloi nga Barcelona te PSG vjet, për 222 milionë euro, u kuptua që futbolli kaloi në një fazë tjetër dhe tashmë shifrat 100 milionë duken si baza për lojtarë cilësorë, në një kohë që deri para pak vitesh dukeshin shifra të paimagjinueshme.

Këtë verë do të kemi sërish rekord në merkato, sepse Reali është vënë në lëvizje për të përforcuar skuadrën pas largimit të Kristiano Ronaldos dhe për të kënaqur tifozët do të bëjë sforcime madhore në treg.

Sot Daily Mail shkruan se Los Blancos kanë bërë fati një ofertë të çmendur për Eden Hazard: 226 milionë euro për Çelsin, një shifër që arkivon brenda një viti rekordin e Nejmarit.

Nëse është ofertë reale, zor se Çelsi do të refuzojë, pasi tashmë mesfushori belg e ka bërë të qartë që dëshiron të largohet dhe asnjë klub tjetër në botë nuk do futet në ankand me Realin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *