Reali, në verë sulm për Pogbanë

0

Me sa duket, Mino Raiola ka nisur operacionin “Pol Pogba, rinovim ose largim”. Agjenti i famshëm, i cili mbulon interesat e shumë lojtarëve të mëdhenj, duket se po aktivizon edhe mediat për t’i bërë presion Mançester Junajtidit që t’i hapë Pogbasë një pagë të nivelit të Aleksis Sançez, i cili është bërë futbollisti më i paguar të Djajtë e Kuq.

Dje L’Equipe shkruante se Pogba ka pasur një grindje të ashpër me Zhoze Murinjon, duke i kërkuar të luajë në një pozicion tjetër në mesfushë dhe të mos zëvendësohet shpesh.

Sot The Sun shkruan se Reali i Madridit ka nisur kontaktet me Raiolën dhe është gati t’ i plotësojë kërkesat, ndërkohë që është gati të paguajë 135 milionë euro për mesfushorin francez, i cili do të ishte përforcimi i ëndrrave për mesfushën madrilene, që ka nevojë urgjente për rinovim, ashtu si sulmi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.