Reali ndërron mendje për Hames, por është tepër vonë…

Hames Rodrigez, duket se është ringjallur pas vetëm një sezon me skuadrën e Bajern Mynihut. Forma e mirë që 27-vjeçari po kalon nuk i ka shpëtuar drejtuesve madrilen, të cilët nuk kanë ngurruar për të filluar sërish negociatat me lojtarin për një kontratë të re.

Por, te Bajerni i kanë marrë masat për këtë skenar. Sipas “Cadena COPE”, ylli kolumbian ka firmosur një para-kontratë me ekipin baravez, që do hyjë në fuqi menjëherë, pasi Bajerni të aktivizojë klauzolën prej 42 milionë eurosh gjatë verës së vitit të ardhshëm.

Mesfushori 27-vjeçar megjithëse pati një fillim të vështirë, ka arritur të përshtatet më së miri me kampionët e Gjermanisë dhe u bë një titullar i padiskutueshëm në formacionin e baravezëve, madje shpeshherë, Hames ka fituar balotazhin me spanjollin Tiago Alkantara, duke e lënë në stol këtë të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *