Reali me sytë nga merkato, gati ofensiva për yllin francez

Sezoni aktual i Realit të Madridit ka qenë me shumë ulje ngritje. Mjafton të kujtojmë shkarkimin e Hulen Lopeteguit, i cili u zëvendësua nga Santiago Solari. Gjithsesi, rezultatet kanë ardhur duke u përmirësuar dhe tashmë madrilenët janë më të qetë, madje po mendojnë për merkaton e janarit, që ështe në prag.

Ditën e sotme, prestigjozja “Marca”, ka raportuar se madrilenët po mendojnë për afrimin e Nabil Fekir, i cili me sa duket është ofruar nga presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Olas. Ky i fundit, duket se nuk e pranon faktin që çmimi i francezit është ulur dhe kërkon që të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij.

Fekir ishte shumë pranë nje transferimi te Liverpul në verë, por numri një i klubit të Lionit, nuk pranoi ofertën e “The Reds”, që thuhej se shkonte deri në 50 milionë euro. Kontrata e 25-vjeçarit  me klubin francez skadon verën e vitit 2020, por rrugët e dy palëve duket se do të ndahen më shpejt se viti 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *