“Reali më ndoqi nga afër, Zidan është arsyeja pse firmosa”

Real Madridi e mori vetëm 16 vjeç si një prej talenteve më të mëdhenj të gjeneratës së re. Martin Odegard po rritet me shumë kujdes si një “diamant i çmuar” i madrilenëve dhe po vëzhgohet me shumë vëmendje përparimi i tij.
20-vjeçari nuk është zgjedhur të qëndrojë me ekipin e dytë madrilen, por është huazuar në Holandë e tani në Spanjë te Real Sociedad. Te baskët do qëndrojë dy vite dhe zbulon se ka rinovuar kontratën me Realin. Shton se Reali e sheh me vëmendje situatën e tij dhe shpesh dërgonin skautë për ta parë nga afër yllin norvegjez. Zidan është i rëndësishëm për të.

“Qëllimi është rritem me Real Sociedad dhe të arrij të luaj më pas me Realin. Më janë ofruar skuadra që luajnë në Champions apo Europa League, por e rëndësishme për mua ishte të luaja dhe të ndihesha rehat. Real nuk ndikoi në zgjedhjen time. Vitet në Holandë ishin shumë të mira. Real shumë shpesh i pa nga afër ndeshjet e mia. Ideja është të qëndroj në Sociedad për 2 vjet. Kam një kontratë me Real Madridin, e kisha zgjatur atë para se të vija në ‘San Sebastian’. Zidane është një trajner i madh. Puna e tij trajner i skuadrës së parë, duke fituar 3 Champions League, është e jashtëzakonshme. Edhe në ekipin B, mësova shumë prej tij. Kjo është një nga arsyet pse zgjata bashkëpunimin me Real Madridin”, përfundoi Odegard.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *