Reali me këmbën në gaz, Luka Joviç një hap larg Madridit

0

Reali i Madridit ka nisur të mendojë prej kohësh për sezonin e ri, teksa merkatoja e verës shihet si pika e rindërtimit të ekipit. Një nga objektivat parësorë të afatit kalimtar është padyshim gjetja e një pike referimi në sulm.

Luka Joviç është emri më i përfolur dhe nga raportimet e fundit, thuhet se madrilenët janë në bisedime të avancuara me drejtuesit gjermanë. Marrëveshja thuhet të mbyllet për 60 milionë euro, me 20% të vlerës që do të kalojë në arkat e Benfikës, që zotëron një pjesë të kartonit të lojtarit.

Frankfurti e bleu vetëm për 7 milionë euro 21-vjeçarin dhe tani do të përfitojë gati 7-fishin e shumës që shpenzoi për Joviç. Sulmuesi ka mahnitur këtë sezon teksa ka shënuar plot 25 gola në kampionat dhe Europa League.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.