Reali i pafat, dëmtohet blerja tjetër e verës

Amerika duket se paska qenë tokë e mallkuar për djemtë e Zidan. Përveç disfatave të njëpasnjëshme, një problem edhe më i madh ka lindur në shtëpinë e bardhë. Dëmtimet kanë nisur të shfaqen me shumicë akoma pa nisur sezoni.
Në kapitullimin 3-7 ndaj Atletikos, një tjetër lajm i keq është dëmtimi i Luka Joviç. Sulmuesi ka dëmtuar kyçin e këmbës së majtë dhe nuk duket aspak si një dëmtim i lehtë. Ne minutën e 30-të është dashur që serbi të lërë fushën për t’i lënë vend Karim Benzemas.

Dëmtimi i Joviç është i katërti brenda pak ditësh për Realin. Asensio e ka mbyllur sezonin akoma pa nisur. Ferland Mendi ka shfaqur probleme gjithashtu. Ndërkohë, edhe Brahim Diaz ka pësuar një lëndim në stërvitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *