Reali humbet dy yje para Eibarit

0

Geret Bejl e ka paguar shtrenjtë nervozizmin e tij në ndeshjen e fundit të kampionatit, kundër Las Palmasit.

Uellsiani, i cili shtyu një kundërshtar dhe u ndëshkua me karton të kuq, është pezulluar me dy ndeshje.

Në këtë mënyrë, sido që të shkojë apelimi, mesfushori ofensiv do të mungojë nesër në Eibar.

Nuk mbarojnë këtu telashet për trajnerin Zinedin Zidan, sepse në Eibar do të mungojë edhe Kristiano Ronaldo.

Portugezi ka probleme fizike dhe nuk do të luajë nesër, për të qenë gati për ndeshjen e mesjavës së ardhshme, në Ligën e Kampioneve, në Napoli.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image