Reali, “gjysmagjel” në La Korunja

0

Zinedin Zidan u kritikua ashpër pas humbjes ndaj Barcelonës për shumë arsye dhe një prej tyre ishte hedhja në fushë e Geret Bejlit, i cili u dëmtua sërish.

Tani trajneri francez duket se kërkon të mos rrezikojë më dhe mendon të kursejë energjitë e titullarëve kyçë, duke nisur nga ylli portugez Kristiano Ronaldo.

Reali do të luajë sot në La Korunja, ku i ndalohet humbja, pasi një disfatë tjetër do të bënte që titulli të merrte rrugën për në Barcelonë.

Ronaldo nuk është grumbulluar fare për ndeshjen e sotme, ashtu si gjermani Toni Kros, të dy lojtarë me rëndësi të veçantë. Të shtunën Reali do të presë Valencian dhe të martën do të ndeshet me Atletikon, ndaj duhet një menaxhim sa më i mirë i skuadrës.

Sot do të mungojë edhe kapiteni Sergio Ramos, i pezulluar, ashtu si mesfushori Geret Bejl, i dëmtuar fundjavën e shkuar, por kthehet qendërmbrojtësi Varan.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here