Reali gjen marrëveshjen, nga largimi i parë përfiton 20 milionë euro!

Reali i Madridit padyshim është mbreti i merkatos, me “Los Blancos” që kanë shpenzuar diçka më shumë se 300 milionë euro deri më tani.

Largimet ende nuk kanë nisur në kampin madrilen, por vlen për t’u përmendur që shumë lojtarë janë me valixhe në duar. Njëri prej tyre është edhe Raul de Tomas. Sulmuesi, i cili kaloi dy sezone të shkëlqyera si i huazuar te Rajo Vajekano, sipas gjasave do të transferohet në Portugali.
Benfika dhe Reali kanë gjetur marrëveshjen, me luzitanët që do të paguajnë plot 20 milionë euro. Në Portugali e quajnë të kryer gjithçka, me Raul de Tomas që pritet të firmosë në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *