Reali e nis me spastrime, një ushtri e tërë drejt largimit

Real Madridi është në prag të  një revolucioni të madh. Zidan pritet të bëjë një spastrim masiv për të ripërtërirë skuadrën dhe sjellë njerëz, që i shtojnë uri për trofe. “El Confidencial” bën të ditur një listë të zezë me emrat që kanë mundësitë më të mëdha për t’u larguar nga Santiago Bernabeu.

Vendin kryesor të kësaj liste e zë Garet Bejl. Uellsiani është i pari mes emrave si Mariano Diaz, Dani Sebajos apo Markos Jorente. Një “ushtri” me spastrime, por nuk mjafton me kaq pasi kësaj liste i shtohet edhe Rafael Varan. Mbrojtësi ka shprehur vetë dëshirën për të shkuar larg Madridit.

Një mes Toni Kros dhe Luka Modriç është gjithashtu në dyshim mbi prezencën e tyre tek Reali në sezonin e ardhshëm. Gjermani ka kohë që përflitet se do të largohet, por edhe Modriç nuk do të ishte aspak çudi nëse nuk e shohim vitin tjetër të vishet i bardhë.

Ardhja e njërit prej Kristian Eriksen apo Pol Pogba do t’i shtonte shumë shancet për një largim të njërit prej mesfushorëve.E gjithë kjo listë largimesh do të gjenerontë shumë miliona për Perez dhe do të hapte rrugën për blerje faraonike në Madrid, ku mungojnë prej kohësh.

Kështu Zidan do të bënte seleksionimet e tij, por edhe do të sigurojën një pjesë të mirë të të ardhurave për lojtarë si Hazard, Pogba, Eriksen, Salah apo Militao.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *