Reali e nis me polemika, goli i dyshimtë i Varan ndaj Getafes ndez debatet

Real Madridi e ka nisur me fitore këtë vit, pasi ka mposhtur në transfertë ekipin e Getafes me rezultatin 0-3. Ndeshja është zhbllokuar me anë të një autogoli, ndërsa më pas ka qenë Varan ai që ka gjetur rrjetën me kokë. Megjithatë ky gol i mbrojtësit madrilen ka hapur diskutime të mëdha, teksa shumë e cilësojnë si pozicion jashtë loje.

Gjyqtari i takimit ka parë edhe një herë rastin në VAR, por përfundimi ka qenë i njëjtë, duke e quajtur golin të rregullt. Distanca mes Varan dhe mbrojtësave kundërshtarë ka bërë që fjalët të vazhdojnë pas përfundimit të ndeshjes dhe të ketë polemika sa i përket këtij rasti./Sport Ekspres/