Reali do të shesë 4 lojtarë për Nejmarin

Presidenti i Realit të Madridit Florentrino Perez ka vetëm një fiksim në mendje: Nejmar. Sulmuesi brazilian është i vetmi lojtar që shihet si i aftë për të zëvendësuar në çdo drejtim Kristiano Ronaldon dhe për t’u bërë ylli i së ardhmes në Madrid.

Për këtë arsye, Reali do të shesë 4 lojtarë për të grumbulluar fondet e nevojshme për blerjen e Nejmarit nga PSG-ja.

Perez is a huge admirer of the Brazilian and is said to be close with the star's father

Sipas spanjolles Diario, Reali po mendon të shesë Ronaldon, i cili në shkurt mbush 33 vjeç, ndërkohë që Nejmari verën e ardhshme do të kushtonte rreth 200 milionë euro, praktikisht aq sa Reali e bleu nga Barcelona.

Morata u shit në Angli për rreth 80 milionë euro, por radhën e kanë Geret Bejl, Hames Rodriguez, Karim Benzema e Rafael Varan. Të gjithë kanë një vlerë të jashtëzakonshme në treg dhe paga shumë të larta, ndaj Reali do të kursente aq shumë sa të blinte pa problem Nejmarin, nëse ky i fundit dëshiron të shkojë në Madrid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *