Reali dhe e ardhmja: Ose Zidan, ose… Zidan!

0

Zinedin Zidan befasoi para pak ditësh, kur u shpreh se nuk po bën asnjë plan për sezonin e ardhshëm, sepse nuk i dihet a do jetë ende në drejtimin e Real Madridit.

Tani, ndoshta edhe për të qetësuar situatën në prag të sprintit final të sezonit, Reali konfirmon trajnerin, edhe pse jo zyrtarisht.

E përditshmja Marca, që është e mirinformuar në lidhje me çështjet e klubit madrilen, ka dalë sot me titull kryesor: Zidan, të bëhet ç’të bëhet!

Sipas gazetës, presidenti Florentino Perez e ka vendosur: Zidan do të jetë edhe sezonin e ardhshëm, edhe nëse dështon në Champions e kampionat këtë sezon.

Të dy kanë marrëdhënie të mira, Zidan ka bërë një punë të shkëlqyer dhe tifozët e respektojnë, ndaj Perez nuk dëshiron të ndryshojë.

Megjithatë, kontrata e francezit do të rinovohet vetëm për një vit, deri më 2018, sepse te Reali nuk e shohin të arsyeshme rrugën e kontratave afatgjata.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image