Reali buzëqesh në kupë, perla është Vinicius

0

Më në fund pak qetësi për Realin, që ka mposhtur 3-0 sot Leganes, në vajtjen e 1/8-ave finale për Kupën e Mbretit.

Solari hodhi në fushë shumë lojtarë stoli dhe në një mbrëmje të ftohtë Bernabeu ishte shumë larg të qenit plot.

Megjithatë, edhe Leganes nuk e kishte fort mendjen te kupa dhe kishte lënë jashtë shumë titullarë.

Pjesa e parë u dominua nga Reali, por rastet ishin të pakta dhe Leganes e pati rastin ideal për të shënuar.

Megjithatë, në fundin e pjesës së parë një penallti e dyshimtë për Realin vlejti avantazhin, sepse Ramos nuk gaboi.

Në pjesën e dytë Vinicius ishte njeriu i ndeshjes, sepse dha një pasim për golin e dytë nga Lukas Vaskez dhe në fund shënoi një gol spektakolar me gjuajtje fluturimthi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.