Reali blen Ibrahimoviçin e ri

0

Reali i Madridit blen vetëm yje, por herë pas here tenton edhe ndonjë goditje të bujshme për të ardhmen. Pak kohë më parë tentoi një goditje të tillë, duke blerë norvegjezin Odegard, i cili në fakt nuk ka rezultuar deri tani ndonjë blerje e suksesshme, por kampionët e Europës nuk dorëzohen.

Sipas medieve në Suedi e Spanjë, Reali ka siguruar talentin suedez Aleksandër Isak për 10 milionë euro, duke e siguruar për verën e ardhshme.

Sulmuesi i AIK-ut është vetëm 17 vjeç, por sezonin e shkuar shënoi 12 gola në 28 ndeshje me klubin suedez dhe këtë vit ka debutuar me kombëtaren e madhe.

Në Suedi e krahasojnë me Ibrahimoviçin, edhe për nga karakteristikat e lojës, ndaj Reali ka nxituar, duke mposhtur konkurencën e Çelsit, Bajernit dhe Juventusit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here