Reali bën tris, konfirmohet kampion bote dhe parakalon rivalët e përjetshëm

0

Reali i Madridit është kampion i Botës për klube për herën e tretë radhazi dhe të katërtën në histori, duke lënë pas Barçën me 3 tituj. Ekipi i drejtuar nga Santiago Solari, arriti të triumfojë ndaj ekipit arab të Al Ain me shifrat 4-1. Një sfidë, që u vendos nga golat e mesfushorëve Modriç e Lorente dhe në fund kishte vend dhe për Sergio Ramos në listën e golashënuesve, ndërsa për Al Ain shënoi japonezi Shiotani.

Madrilenët e nisën mjaft vrullshëm takimin dhe në minutën e 14-të ishte Luka Modriç, i cili shënoi një gol të bukur për të dërguar të tijtë në avantazh.  Pavarësisht rasteve nga të dyja ekipet, fraksioni i parë i takimit u mbyll me avantazhin minimal të “Los Blancos”.

Në pjesën e dytë ekipi i Solarit e shtoi akoma më shumë presionin dhe shënoi tre herë të tjera. Fillimisht ishte mesfushori i talentuar, Markos Lorente, i cili shënoi golin e dytë, ndërsa në minutën e 79-të ishte Sergio Ramos, i cili shënoi me kokë në zhvillimet e një goditje nga këndi. Në fundin e takimit, në të 85-tën kishte vend dhe për një gol të japonezit Shiotani, i cili shënoi golin e nderit për Al Ain. Më pas, në minutat shtesë arabët shënuan një autogol me Nader për të mbyllur gjithçka në 4-1.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.