Reali bën hapin e parë, Murinjo do të rikthehet në Madrid

0

Kur dikush të kërkon për herë të dytë, kjo tregon sa i zoti je!”, kështu u shpreh Zhoze Murinjo disa ditë më parë kur u pyet për një rikthim tek Interi. Por mesa duket, portugezi e ka pasur për Realin e Madridit.

Sipas mediave britanike, skuadra e Real Madridit do të jetë destinacioni i radhës për strategun portugez. Ashtu siç raportohet nga “The Mirror”, presidenca e Realit ka bërë hapin e parë në ribashkimin me Murinjon dhe ka kërkuar takim në Madrid.

Nuk dihet ende përgjigja e Murinjos në lidhje me thirrjen e ish-klubit të tij, por me shumë gjasa, Solari nuk do ta mbyllë sezonin në krye të “Los Blancos” dhe timonieri i ri i skuadrës mund të jetë “Special One”.

Murinjo kur drejtonte Realin e Madridit
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.