Reali acarohet: Bravo, fushatë e bukur me dëmtimin e Kariusit!

Reali i Madridit është acaruar jo pak nga fushata mdiatike në lidhje me dëmtimin e pësuar nga portieri i Liverpulit Loris Karius në finalen e Champions League. Sipas madrilenëve, “tronditja e fortë” pësuar nga Karius është thjesht një gjetje publicitare, që synon të justifikojë gafat e portierit gjerman dhe të dëmtojë Realin.

“Agjencia që merret me imazhin e Liverpulit duhet të ketë fenomenë në gjirin e vet. Fushata e bërë prej tyre është fantastike”, shprehet me ironi një nga drejtuesit e Realit për Marca-n.

Edhe Sergio Ramos komentoi me ironi diagnozën e Kariusit: “Salah në fillim, Karius tani. Edhe pak dhe Firmino do ankohet që u ftoh sepse një pikë djerse i ra nga unë”.

Ndërkaq, portieri i Çelsit Tibo Kurtua ka dyshime: “Pas goditjes së marrë nga Ramosi, Karius kreu dy pritje shumë të mira. Më duket e çuditshme që të fajësohet Ramosi për humbjen”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *